A ka marrëveshje me ShBA-në? Kryenegociatori ukrainas poston një ‘emoji’ me shtrëngim duarsh

11 mars 2025 | 16:44

Kryenegociatori i Ukrainës për delegacionin e paqes që mban bisedime me ShBA-në në Arabinë Saudite ka postuar një ‘emoji’ të shtrëngimit të duarve në mediat sociale, duke sugjeruar se të dy vendet mund të kenë nënshkruar një marrëveshje për mineralet që u anulua pas përplasjes së presidentit Donald Trump dhe homologut të tij të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Andriy Yermak, shefi i kabinetit të Zelenskyt dhe drejtuesi për Ukrainën në Jeddah, postoi emoji-n në “Telegram” dhe “X” vetëm disa minuta pasi të dyja vendet rifilluan bisedimet pas një pauze dreke.

“Çfarë do të thotë kjo? A mund të jetë kjo marrëveshja e mineraleve ShBA-Ukrainë? Le të shohim”, shkruan “The Guardian”.

Mediat lokale ukrainase po raportojnë se raundi i parë i bisedimeve zgjati pak më shumë se tri orë dhe u fokusua në marrëveshjen e tokës së rrallë, si dhe propozimin e Ukrainës për një armëpushim në det dhe qiell.

Më herët, si Yermak ashtu edhe delegacioni amerikan thanë se po bënin përparim në bisedimet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë identifikuar kufomat e shtatë personave nga Klina, të zhdukur…