A merr pjesë LDK-ja në një takim të thirrur nga presidentja?, Bajrami: Varet për çfarë ftohet

08 maj 2025 | 15:03

Deputetja Hykmete Bajrami, ka thënë se LDK-ja është e hapur për një takim me të gjitha partitë parlamentare.

E pyetur nëse LDK do të marrë pjesë nëse presidentja Vjosa Osmani do ta thërriste një të tillë, siç ka kërkuar dje PDK-ja, Bajrami ka thënë se s’mund ta japë përgjigjen e saktë pa e ditur qëllimin se për çfarë ftohet ky takim.

“Jemi të hapur që të jemi prezentë në takime të tilla për të nxjerrë vendin nga ngërçi institucional. Varet se për çfarë ftohet dhe çfarë qëllimi do të ketë. Nuk mund të jap përgjigje në pyetje hipotetike. Ka qenë propozim i yni që të gjitha partitë parlamentare të mblidhen diku për t’i dhënë zgjidhje ngërçit politik”, ka thënë Bajrami.

Bajrami ka thënë se një propozim për takim të të gjitha partive parlamentare e ka dhënë LDK-ja me synimin që ai të shërbejë për të nxjerrë vendin nga ngërçi institucional.

“S’e kemi bërë për protagonizëm sepse t’u them të drejtën nuk na ka takuar edhe si partia e tretë, e kemi bërë thjesht për shkak të përgjegjësisë që marrim, për shkak të votuesve tonë, por edhe të gjithë qyt e Kosovës që të japim një opsion për të nxjerrë vendin nga ngërçi institucional”, është shprehur Bajrami.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dje pas mbledhjes së rregullt të Kryesisë ka propozuar një takim me të gjitha subjektet politike parlamentare që do ta thërriste presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Osmani më parë kishte shprehur gatishmërinë për t’i mirëpritur liderët partiakë për të diskutuar mbi hapat zhbllokues të institucioneve të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti i Ukrainës ka ratifikuar të enjten një marrëveshje historike…