A mund të bëhet Turqia garantuese e Ukrainës? Flet Erdogani

31 mars 2022 | 16:16

Turqia është e gatshme, në parim, të veprojë si një vend garantues për Ukrainën, ka thënë presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan në televizionin shtetëror “NTV”.

Erdogani ka thënë se detajet e një formati të tillë do të duhej të përpunoheshin, duke shtuar se vendimi i Moskës për të pakësuar disa nga operacionet e saj pranë Kievit dhe Chernihiv ishte “me të vërtetë i rëndësishëm”.

Turqia, anëtare e NATO-s, e cila ka lidhje të mira me të dy vendet, ndan një kufi detar me Ukrainën dhe Rusinë në Detin e Zi. Ajo ka mbështetur Ukrainën, ndërsa ka kundërshtuar sanksionet ndaj Moskës dhe këtë javë ka pritur negociatorët nga të dyja palët për bisedimet e para ballë për ballë të paqes në javë.

Duke folur në një fluturim nga Uzbekistani, Erdogani ka thënë se bisedimet i kishin dhënë një “vrull të rëndësishëm” procesit. Ai ka thënë se do të përcjellë sërish një ofertë për të pritur presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy dhe atë rus, Vladimir Putin për bisedime.

“Për sa i përket çështjes së garancisë, ne mund të jemi një nga vendet garantuese që garanton sigurinë e Ukrainës. Ne jemi të gatshëm për këtë në parim, por sigurisht që detajet e kësaj duhet të përpunohen”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke folur nga Kongresi i 72-të i FIFA-s, Presidenti Gianni…