A mund t’ju befasojë Kurti sot duke iu propozuar?, Limaj: Marrëveshjet politike ndërtohen ndryshe, kam pirë kafe me Glaukun

29 maj 2025 | 11:31

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk pret befasi sot duke u propozuar nga partia e Albin Kurtit për kryeparlamentar në seancën e sotme të Kuvendit.

“A mund t’ju befasojë Kurti sot duke iu propozuar?”, është pyetur Limaj nga gazetarët, i cili ka dhënë këtë përgjigje.

“Marrëveshjet politike ndërtohen ndryshe, nuk është çështje e befasive. Unë jam i gatshëm të takohem kurdo që kam ftesë. Kemi parë kafe me Glaukun para dy dite. Kemi biseduar. Është më se normale të bashkëbisedojmë për zhvillimet, shqetësimet dhe t’i trajtojmë temat se si me dalë nga situata”.

Limaj ka thënë se e rëndësishme është se “janë disa mundësi për t’u shfrytëzuar”.

“A do të shfrytëzohen? Nuk e di”,  ka thënë Limaj.

Për mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje, Limaj ka thënë se partia e tij vlerëson se kontributin do ta mund ta jepte në Kuvend.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate është pyetur për protestën…