A po i rikthehet Polonia një militarizmi sovjetik?

24 nëntor 2025 | 21:10

Nga Eljanos Kasaj*

Varshavë(Warszawa), Poloni-Në një intervistë të publikuar nga podkasti britanik “Pjesa tjetër është politikë”, Ministri i Jashtëm polak Radosław Sikorski tha se polakët “do të hanin bar sesa të bëheshin sërishmi një koloni ruse”.

Zoti Sikorski tha më tej se ishte pikërisht kundërshtimi publik në Poloni ndaj kërcënimit të mundshëm të “ekspansionizmit rus” arsyeja pse vendi i tij ka nivele kaq të larta të shpenzimeve për mbrojtjen, madje edhe në kurriz të financimit në fusha të tjera.

Këto deklarata nuk qenë surprizuese, por një vazhdim i atyre që zoti Sikorski kishte dhënë pak më parë për median kombëtare polake “Telewizja Polska World” se Varshava do të paguajë “çfarëdo që të duhet” për të mbrojtur vendin, duke shtuar: “gjithmonë ka një kompromis midis armëve dhe gjalpit”-një parrullë kjo e ngjashme me atë sovjetike të kohës së Leonid Brezhnjevit, e cila ironizonte zgjedhjen e qeverisë sovjetike, që shikonte si më të rëndësishme topat e artilerisë se sa mungesën e topave të gjalpit nëpër dyqane.

Por, pavarësisht patosit patriotik, këto deklarata të ashpëra duke se kanë pasur një efekt krejtësisht të kundërt në sytë e opiniot publik, ku shumë qytetarë polak i kanë hedhur poshtë si të ekzagjeruara dhe të padobishme.

Në intervistat e fundit e zhvilluara nga mediat polake treguan se banorët e Varshavës e hodhën poshtë retorikën e qeverisë në lidhje me luftën, me disa që akuzuan zyrtarët për amplifikimin e kërcënimeve për të justifikuar shpenzimet e çmendura të mbrojtjes dhe vendimet e politikës së jashtme.

Në qershor, vendet anëtare të Aleancës së  NATO-s – përveç Spanjës – ranë dakord të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së deri në vitin 2035, me Poloninë që në shtator u zotua të arrijë 4.8% vitin e ardhshëm, pra në 2026.

Vlen të theksohet se Polonia ka ushtrinë e tretë më të madhe në NATO për sa i përket numrit të personelit (rreth 216, 100 ushtarë aktiv), sipas shifrave më të fundit të publikuara nga Aleanca, duke e renditur atë të tretën pas SHBA-së dhe Turqisë.

*Fakulteti i Shkencave Politike. Universiteti i Wroclaw (Uniwersytet Wrocławski), Poloni

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afrim Tovërlani është rikthyer në bankinën e FC Prishtinës pas…