A u diskutua për Osmanin në takimin Kurti-Abdixhiku? Flet deputeti Shala

03 mars 2026 | 12:35

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Kujtim Shala, ka folur para mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të kësaj partie.

Ai është pyetur nga gazetarët nëse është diskutuar emri i Vjosa Osmani për presidente në takimin e zhvilluar mes kryeministrit Albin Kurti dhe liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Shala ka thënë se ende nuk është diskutuar për emra të veçantë.

“Jo, s’kemi diskutuar për emra të veçantë. Por, për zgjidhje në parim do të bisedojmë sot dhe pas takimit do të merrni një deklaratë formale”, ka thënë Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arijanet Muric ka vazhduar me paraqitje spektakolare në Serie A…