AAK e Pejës i bën thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar, si masë ndaj betejës me COVID-19

04 prill 2020 | 17:34

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë ka nxjerrë një apel publik për qytetarët e Komunës së Pejës, me çrast ka bërë thirrje për kujdes të shtuar personal, familjarë e kolektiv, si masë ndaj betejës me COVID 19.

Në territorin e komunës së Pejës tashmë janë shënuar 6 raste me të infektuar, fatmirësisht, që të gjitha raste kontakti me personin Zero.

AAK e Pejës, fton qytetarët që të respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së dhe autoriteteve shëndetësore lokale e rajonale.

AAK e Pejës uron shërim të shpejt për të infektuarit.

Komunikata e plotë:

A P E L

Qytetarë të nderuar të Komunës së Pejës,

Sikur e tërë Kosova edhe komuna jonë tashmë e sa kohë, fatkeqësisht është bërë pjesë e Pandemisë globale COVID 19.

Fatkeqësisht numri i të prekurve nga komuna jonë ka arritur në (6) gjashtë. Ky informacion duhet kuptuar si kambanë e cila nuk duhet rritur panikun, (meqë rastet janë identifikuar, si raste kontakti me personin Zero nga fshati Llugaxhi), mirëpo i njëjti informacion nuk duhet në asnjë formë të ulë shkallën e kujdesit tonë!

Të infektuarve ju urojmë shërim sa më të shpejt!

Andaj, mesazhi i thirrjes tonë për juve është që gjithsecili nga ne të shtojmë dhe të rrisim masat e kujdesit dhe të higjienës personale, familjare e kolegtive.

Të kufizojmë lëvizjen, të qëndrojmë në shtëpi!

Të mos krijojmë panik dhe të kemi kujdes jashtëzakonisht të shtuar!

Ruajeni dhe respektojeni Mjekun!

Ruajeni dhe respektojeni personelin shëndetësorë!

Ruajeni dhe respektojeni policin!

Ruajeni dhe respektojeni Punonjësit e Emergjencave!

Ruajeni dhe respektojeni farmacistin!

Ruajeni dhe respektojeni shitësin e marketit!

Ruajeni dhe respektojeni bukëpjekësin!

Ruajeni dhe respektojeni gazetarin, kameramanin, fotoreporterin!

 

Respektoni distancën sociale!

Respektoni në përpikëri rekomandimet e IKSHPK-së dhe autoriteteve respektive shëndetësore lokale e rajonale. Kosova e edhe Peja do ta kalojë edhe këtë betejë me sukses!’-thuhet në komunikatën e degës së AAK-së së Pejës të nënshkruar nga kryetari i saj Ali Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pasi qeveria…