AAK-ja dhe LV-ja në Junik bëjnë koalicion për garën e balotazhit

28 tetor 2025 | 20:54

Kryetari i degës së AAK-së në Junik, Leonard Llolluni, ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje për garën e balotazhit me LV-në Junik.

Agron Kuçi më 9 nëntor do të përballet në balotazh me kandidatin e LDK-së, Ruzhdi Shehu.

“Sot, në Junik, kemi arritur një marrëveshje bashkëpunimi mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (VV) për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale”.

“Kjo marrëveshje është rezultat i vullnetit të përbashkët për të bashkuar forcat në dobi të qytetarëve tanë, me synimin për të krijuar një qeverisje lokale stabile, transparente dhe të përgjegjshme. Ne jemi zotuar që, pas fitores në balotazh, të punojmë për zhvillimin ekonomik të Junikut, përkrahjen e bujqësisë, përmirësimin e infrastrukturës dhe forcimin e institucioneve komunale, duke vendosur interesin e qytetarëve mbi çdo interes partiak”, ka njoftuar Llolluni në “Facebook”.

Ai ka theksuar se kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm drejt një kulture të re bashkëpunimi politik në komunën e Junikut, një bashkëpunim që ka në qendër të vetmin qëllim: zhvillimin dhe mirëqenien e Junikasve.

“Me këtë marrëveshje, ne po dëshmojmë se kur ka vullnet dhe vizion të përbashkët, bashkimi bëhet për të mirën e përbashkët”, ka theksuar Llolluni.
Kryetar i degës së AAK-së në Junik

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
(Kosova nuk mund të ndërtojë shtet duke përbuzur ata që…