AAK-ja dhe Nisma e votuan Vetëvendosjen në Podujevë

04 dhjetor 2020 | 08:46

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është duke i vjel frutet e pakënaqësisë së akumuluar ndaj subjekteve të tjera politike.

“Rritja e Vetëvendosjes është aksidentale sesa e organizuar. Është refleksion i akumulimit të pakënaqësive me të gjitha partitë politike. Rritja artificiale do të ndodhë derisa të bindet elektorati”, ka thënë Selmanaj.

Selmanaj, i cili vjen nga LDK, ka thënë se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje po zhvillojnë industrinë e tyre propaganduese. “Po ndodh mashtrim jo vetëm optik, por edhe përmbajtjesor. Sjellja 50 ditore që ka ndodhë në Kosovë… sikur t’i bënte LDK ato, të merrte teste nga Serbia, sikur të pranoheshin dhjetëra mjekë serbë, me pasë marrë këshilltar një serb që ka fotografi të Mlladiqit, sikur t’i bënte këto Hoti, në pesë për qind do të binte”, është shprehur Selmanaj, njofton Klan Kosova.

“Për zgjedhjet në Podujevë duhet analizuar se çfarë ndodhi që humbën. Njëra nga arsyet është jetëgjatësia në pushtet për 20 vjet aty. Mendoj se na duhet analizë e saktë dhe do ta bëjmë. Bazuar në rezultatet e fundit në Podujevë nuk kemi shumë dallim. Jemi 300 vota më pak se në zgjedhjet nacionale më 2019. Strukturat e LDK-së i kemi. Duket se ka pasë mobilizim edhe të partive të tjera – që i bie se Vetëvendosje në Podujevë është votuar edhe nga partnerët në koalicion që i kemi, AAK, Nisma, që nuk kanë pasur kandidatë dhe njerëzit e tyre e kanë votuar Bulliqin”, ka shtuar Selmanaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Britania e Madhe mund t’u paguajë individëve deri në 161…