AAK-ja do të bëjë çmos që ta mundësojë tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti

21 prill 2022 | 23:13

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar vendimit të Qeverisë për të mos e përkrahur nismën për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Tahiri përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se ky është edhe një gabim i radhës i Qeverisë Kurti.

“Si Grup Parlamentar do të bëjmë çmos që ta mundësojmë tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti. Tërheqja e kursimeve nga trusti, sidomos në kohën kur vendin e ka përfshirë kriza ekonomike, është shumë e nevojshme për këndellje të ekonomisë dhe familjeve kosovare. Pra, duhet shfrytëzuar të gjitha burimet, të gjitha alternativat duke shfrytëzuar në këtë rast edhe Trustin, për t’u dalë në ndihmë qytetarëve”, ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë i tij:

Edhe një gabim i Qeverisë!

Qeveria e Kosovës është humbur dhe tjetërsuar në petkun e pushtetit, ndërsa hallet dhe kërkesat e qytetarëve i trajton vetëm në fushatë zgjedhore. Qeveria e ka shumë gabim që nuk e përkrah nismën legjislative të Kuvendit të Republikës së Kosovës për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës.
Si Grup Parlamentar do të bëjmë çmos që ta mundësojmë tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti. Tërheqja e kursimeve nga trusti, sidomos në kohën kur vendin e ka përfshirë kriza ekonomike, është shumë e nevojshme për këndellje të ekonomisë dhe familjeve kosovare. Pra, duhet shfrytëzuar të gjitha burimet, të gjitha alternativat duke shfrytëzuar në këtë rast edhe Trustin, për t’u dalë në ndihmë qytetarëve.
Mospërkrahja e qytetarëve në këtë kohë të goditjeve të mëdha ekonomike, tregon se kemi qeverisje pa Qeveri!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Peja ka mundur Golden Eagle Yllin me rezultat 72:87 (19:23,…