
AAK-ja e Pejës reagon pas arrestimeve të zyrtarëve komunal
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Dega në Pejë ka reaguar pas arrestimit të dy drejtorëve dhe disa zyrtarëve të tjerë të Komunës së Pejës.
Përmes një reagimi në Facebook, AAK ka thënë se vazhdimisht ka proklamuar për keqpërdorimet që po ndodhin në Komunën e Pejës, ndërkaq tani ato po argumentohen, njofton Klankosova.tv.
“Arrestimi nga Policia e Kosovës i dy drejtorëve dhe disa zyrtarëve të tjerë të komunës së Pejës, është një lajm i keq për të gjithë ne. Fjala është për arrestimet në Drejtoratin e Kadastrës dhe Gjeodezisë dhe Drejtoratin për Çështje Pronësore Juridike”.
“Ato që dega e Aleancës në Pejë i ka proklamuar tash e sa vite, për keqpërdorimet e tmerrshme që ndodhin në komunën e Pejës, dita ditës po argumentohen si të vërteta edhe nga organet e rendit”, thuhet në reagimin e Degës së AAK-së në Pejë.
Kujtojmë se zyrtarët e arrestuar në Komunën e Pejës janë:
Arianit Krasniqi – Drejtor i Drejtorisë për Çështje Pronësore Juridike në Komunën e Pejës
Mustafë Nila – Drejtor i Drejtorisë për Kadastër dhe Gjeodezi në Komunën e Pejës
Mentor Beqiri – Inspektor i ndërtimit në Drejtorinë e Inspektoratit në Komunën e Pejës
Argjend Lleshi – Zyrtarë ligjor në Drejtorinë për Kadastër dhe Gjeodezi në Komunën e Pejës
Osman Kollqaku – Ish punëtorë i Drejtorisë për Çështje Pronësore Juridike (i angazhuar ende në punë) në Komunën e Pejës
Plarent Trakaniqi dhe Faton Bajselmani (Gjeodet të licencuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës)