
AAK-ja i bashkohet LV-së në balotazhin në këtë komunë
29 tetor 2021
| 21:31
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Kamenicë ka vendosur që në balotazh t’i japë mbështetje kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Kadri Rahimaj.
Kjo është bërë e ditur nga Faton Jakupi, kryetar i AAK-së në këtë komunë.
“Sot në mbledhjen e Këshillit Drejtues së AAK dega në Dardanë, duke u bazuar në Statutin e saj dhe me shumicë votash, u mor VENDIM, që në garën e balotazhit në zgjedhjet për kryetar të komunës ta përkrahë kandidatin e VV.”, ka shkruar Jakupi.
AAK ka bashkëqeverisur me Qëndron Kastratin, ku Jakupi është nënkryetar i Komunës.