AAK-ja kërkon që pjesë e pakos emergjente të përfshihen edhe 100 euro për çdo qytetar
14 prill 2020
| 13:37
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Abrashi, ka kërkuar që të futet në pakon emergjente edhe propozimi i partisë së tij për ndarjen e 100 eurove për secilin qytetar të Kosovës si dhe pakoja e stabilitetit që kap vlerën 210 milionë euro.
Ai ka thënë se Kuvendi e ka legjitimitetin e plotë për votimin e këtyre projektligjeve.
“Grupi Parlamentar i Aleancës kërkon mocion për ndryshim të plotësimit të Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020, që përfshinë pakon emergjente gjithëpërfshirëse, 100 euro për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe pakon e stabilitet me vlerë 210 milionë euro. Ky Kuvend e ka legjitimitetin e plotë për votimin e këtyre projektligjeve”, ka thënë ai.



