AAK-ja mban konferencë për medie
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të mbajë konferencë për media sot nga ora 17:00.
Gjithashtu para adresimit për media AAK do të zhvilloj mbledhjen e Këshillit të Brendshëm ku në rend dite janë dy pika.
“Në këtë takim pritet të diskutohen hapat e Aleancës në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Një nga pikat kryesore është pezullimi i zgjedhjeve të brendshme të partisë në të gjitha nivelet e organizimit. Po ashtu, në mbledhje do të diskutohet edhe plani i AAK-së për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ku pritet të trajtohen çështje si lista zgjedhore, programi zgjedhor dhe organizimi i shtabit zgjedhor”, ka njoftuar zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.
Ndërkaq sot, është zhvilluar takimi i presidentes Vjosa Osmani me krerët e partive opozitare ndërsa Lëvizja Vetëvendosje refuzoi të ishte e pranishme.



