 
                    AAK-ja mbështet Arian Tahirin në balotazhin për Mitrovicën
                30 tetor 2025
                |  22:58
            
        Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e mbështet kandidatin e PDK-së, Arian Tahirin në balotazhin për komunën e Mitrovicës.
Kështu u shpreh kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj duke thënë se njerëzit e partisë që ai drejton e përkrahin Tahirin.
Haradinaj tutje tha se në nivel komunal, dega i ka duart e lira për të vendosur për koalicionet që duan t’i bëjnë.
“Në nivel komunal i kanë duart e lira njerëzit tanë të vendosin për koalicion, ky është realitet i yni. Nuk vendosim emra, ata vendosin, ne i pysim çfarë oferta keni, çfarë mundësish keni, por vendimin e merr dega dhe ne e respektojmë.
“Për shembull në Mitrovicë e përkrahin Arian Tahirin njerëzit e Aleancës, diku tjetër të LDK-së”, është shprehur Haradinaj në “Debat Plus”.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        