AAK-ja mbetet  e përkushtuar për reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse

23 janar 2020 | 17:01

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka pritur sot në takim delegacionin e Misionit evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve të 6 tetorit, kryesuar nga eurodeputetja gjermane, Viola von Cramer.

Në këtë takim, delegacioni i BE-së ia ka dorëzuar Tahirit Raportin përfundimtar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.  PO ashtu është diskutuar për rekomandimet prioritare të raportit, duke përfshirë edhe ndryshimin e Ligjit të zgjedhjeve dhe rritjen e efikasitetit të procedurave paszgjedhore.

Sipas njoftimit të AAK-së, kjo parti mbetet e përkushtuar për reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe fuqizim të parimeve demokratike në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emri Muhamed ka zënë vendin e parë si emri më…