AAK-ja merr drejtimin e Kuvendit Komunal të Junikut, Leonard Llolluni zgjidhet Kryesues
12 janar 2026
| 11:10
Sot, Kuvendi Komunal i Junikut, me shumicë votash, ka zgjedhur Kryesuesin e ri të Kuvendit, Leonard Llolluni, njëherësh kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Junik.
Zgjedhja e Llollunit vjen pasi subjekti që ka pushtetin në Junik, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme në Kuvendin Komunal.
Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka arritur të formojë shumicën, duke marrë drejtimin e Kuvendit Komunal të Junikut.



