AAK-ja në Gjermani fillon mobilizimin për zgjedhjet parlamentare
Strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjermani kanë filluar përgatitjet dhe mobilizimin e përgjithshëm për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor 2025. Nëndega e AAK-së në Augsburg, e përfaqësuar nga Kushtrim Neka, ka pritur në takim kryetarin e degës së AAK-së për Gjermani, Ukë Blakaj, si dhe anëtarët Selim Hoti dhe Fatmir Qufaj. Gjatë takimit është dakorduar që të nisë sa më parë mobilizimi i përgjithshëm i strukturave të degës, me qëllim përgatitjen e votuesve për të mbështetur ndryshimin në Kosovë.
“Sot u takuam me strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës – nëndega në Augsburg, ku takimit iu bashkuan edhe kryetari Ukë Blakaj, Selim Hoti dhe Fatmir Qufaj. Diskutuam për ecurinë dhe mobilizimin për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, që të jemi të fortë dhe fitimtarë! AAK, na u priftë e mbara”, ka shkruar Kushtrim Neka në njoftimin e tij.



