AAK-ja nesër mban kuvendin e jashtëzakonshëm të punës

28 dhjetor 2019 | 17:25

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), nesër mban kuvendin e jashtëzakonshëm të punës, ku rreth 600 delegatë pritet të diskutojnë mbi procesin e reformave në Parti, pjesë e të cilit do të jetë edhe miratimi i ndryshimeve në Statutin e AAK-së.

Sipas një njoftimi për medie, ndryshimeve të dakorduara nga Këshilli i Përgjithshëm, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me ndryshimet statutare që pritet të miratohen nesër në Kuvendin e Punës, do të vendos kritere të reja të organizimit të AAK-së, duke përfshirë edhe organizimin në pesë degë të veçanta në Prishtinë, si dhe do të aplikohet parimi, një delegat-një votë, me cka në fakt hapet kapitulli i zgjedhjeve të reja në të gjitha nivelet e AAK-së.
“Me ndryshimet e propozuara, hapet edhe gara për Kryetar të AAK-së, ku secili kandidat i propozuar për Këshill Drejtues, praktikisht është edhe kandidat potencial edhe për Kryetar të Partisë. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, synon që menjëherë pas këtij Kuvendi të Punës të fillojë procesin e reformave në Parti, për të qenë e gatshme që në çdo rrethanë të marrë përgjegjësi në procesin e shtetndërtimit dhe të zhvillimit të përgjithshëm të vendit. Kuvendi i Punës i AAK-së, i fillon punimet nesër, e diel 29 Dhjetor 2019, ora 11, në sallën e madhe të Hotelit Emerald dhe është i hapur për media”, thuhet në njoftim.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas publikimit të fotos së personit në kërkim nga Policia…