AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme

06 mars 2026 | 18:39

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka njoftuar se ka pezulluar zgjedhjet e brendshme, proces që vetëm sa kishin filluar.

Kandidati për kryetar të kësaj partie, Ardian Gjini, ka thënë se vendimi është marrë për shkak të shpërndarjes së Kuvendit dhe zgjedhjeve parlamentare të ardhshme.

Po ashtu, Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së ka diskutuar planin e partisë për zgjedhjet, pasi presidentja Vjosa Osmani shpërndau Kuvendin të premten. Shtabi Qendror Zgjedhor i AAK-së do të udhëhiqet nga nënkryetari Ardian Gjini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, Azem Syla, ka zhvilluar një…