AAK-ja po bëhet gati për një bashkëpunim të gjatë me LVV-në, thotë Abdixhiku

20 janar 2024 | 17:22

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thumbuar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, parti kjo e cila së fundmi lidhi koalicion parazgjedhor me Nismës Socialdemokrate, duke pretenduar se partia e udhëhequr nga Ramush Haradinaj “po bëhet gati për një bashkëpunim të gjatë” politik me partinë në pushtet Lëvizjen Vetëvendosje.

Abdixhiku ndërsa ka komentuar kritikat e deputetit të AAK-së, Bekë Berisha, drejtuar dy liderëve të partive opozitare, në këtë rast PDK-së dhe LDK-së, ka thënë se kur në pyetje është partia të cilën e drejton ai “të dyja, se ç’na bëhen bashkë”

“Qenkan marrë sot me mua edhe nga pushteti edhe nga ‘fronti i bashkuar opozitar’.  Shihni se kur është në pyetje LDK-ja, të dyja, se ç’na bëhen bashkë. Ndoshta po bëhen gati për bashkëpunim të gjatë. Ndoshta matjet e bëra, këto pa propagandë, po u japin frikë në palcë”, ka potencuar ai.

Abdixhiku ndër të tjera është shprehur i bindur se platforma e partisë së tij e titulluar “Rruga e Re” është zgjidhja e vetme për Kosovën.

“Rruga e Re është zgjidhja! As si këta e hiç se hiç si ata! Si LDK; forcë moderne e zhvillimeve të mëdha. Një që nuk merr 4 vjet kohë për gjysmë autostradë, e as nuk u falë ‘Bechtel-ve’ 54 milion euro dhuratë”.

Viti 2024 është vit zgjedhor në Kosovë.

Në kushte normale zgjedhjet e ardhshme parlamentare duhen të mbahen në shkurt të vitit të ardhshëm, mirëpo janë shtuar zërat – edhe nga zyrtarët e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje – dhe veprimet e subjekteve politike, që janë tregues se ato mund të mbahen më herët se fillimviti i 2025-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lis Shoshi do t’i mungojë Pejës për rreth një muaj.…