AAK-ja: Reforma e shumëpërfolur në sektorin e ujit nga Kurti ka mbetur vetëm në letër

03 qershor 2025 | 16:24

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) theksuar se politizimi i sektorit të ujit është duke i kushtuar vendit miliarda litra ujë të humbur.

Kjo parti, ka deklaruar se në vitin 2021 Kurti kishte premtuar reformë në sektorin e ujit, por pas katër viteve rezultatet janë larg pritshmërive.

“Kur në vitin 2021 kryeministri Kurti premtoi një reformë të thellë në sektorin e ujit, publiku priste një ndryshim rrënjësor. Ai u përfshi drejtpërdrejt në procesin e përzgjedhjes së bordeve të kompanive të ujësjellësit, madje duke ftuar kandidatë potencialë në zyrën e tij, edhe para se të merrej vendimi zyrtar për emërimin e tyre. Pa dyshim, ky ishte një veprim që nuk ishte ndërmarrë më parë nga asnjë kryeministër. Por sot, katër vite më vonë, në përfundim të mandatit të kësaj qeverie, rezultatet janë shqetësuese dhe shumë larg pritshmërive”, ka njoftuar AAK-ja.

Njoftimi i plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, ka falënderuar Lionel Messin,…