AAK-ja sot hap fushatën në Sallën e Kuqe në Prishtinë duke filluar nga ora 18:00
17 dhjetor 2025
| 12:06
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të bëjë sot (e mërkurë) hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Kështu është njoftuar nga vetë AAK-ja, nga ku është shtuar edhe se organizimi do të fillojë nga ora 18:00, në Sallën e Kuqe në Prishtinë.
“Ju njoftojmë se sot, me fillim nga ora 18:00, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të bëjë hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit, me një tubim të organizuar në Sallën e Kuqe në Prishtinë. Ky tubim shënon nisjen e angazhimit elektoral të Aleancës nën sloganin ‘Krah Teje’”, ka njoftuar AAK-ja.



