
AAK-ja, sot mbledhje urgjente të kryesisë
22 dhjetor 2020
| 08:41
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë Hoti, AAK-ja sot mbledh kryesinë për të diskutuar rreth ngjarjeve të fundit.
Rasim Selmanaj ka njoftuar se pas vendimit të mbrëmshëm të Kushtetueses, sot kryesia e AAK-së do të mblidhet në orën 11:00.
“Sot kemi takim. Do të diskutojmë për ngjarjet e fundit. Pas asaj ngjarje të rëndësishme të Kushtetueses, sigurisht se të gjitha partitë organizojnë takime të tilla”, ka thënë Selmanaj.