AAK-ja tha se do ta mbështesnin për kryeparlamentare, reagon Bogujevci

22 prill 2025 | 10:51

Pasi kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj kishte deklaruar se nëse Saranda Bogujevci apo Shqipe Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje do të ishin kandidate për kryeparlamentare ata do ta votonin, ka reaguar Bogujevci.

Ajo në një postim në rrjetin social në “Facebook” ka shkruar se ky diskurs vjen nga ata që nuk kanë të drejtë të propozojnë kandidatë për kryeparlamentar.

Sipas Bogujevcit, po të njëjtit nëpër studio televizive nuk lanë gjë pa thënë për të, sot siç tha ajo “qenkam personi i preferuar për pozitën e kryetares së Kuvendit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një pune intensive dhe të pandërprerë nga ekipet përkatëse…