AAK-ja u bën thirrje partive ta votojnë rezolutën kundër shtrenjtimit të rrymës
19 janar 2022
| 12:30
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i shoqëruar edhe nga dy deputetë të tjerë të grupit parlamentar, ka mbajtur konferencë për medie.
Në këtë konferencë për media, e cila është mbajtur në prag të seancës ku do të diskutohet shtrenjtimi i çmimit të energjisë, Tahiri ka kërkuar nga grupet tjera parlamentare që ta votojnë rezolutën që i ndalon ZRrE-së shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike.

“AAK-ja në debatin e nesërm do të ketë raportimin që ZRE ka bërë për dyfishimin e çmimit. Ne nesër në këtë debat presim dy çështje. Presim nga shumica parlamentare të votojë rezolutën tonë nga ZRRE-ja dhe Kuvendi. Të stopojmë ngritjen e çmimeve të rekomanduara nga ZRRE-ja”, ka thënë Tahiri.


