AAK ka arritur qëllimin e saj në formësim të shtetit

03 maj 2026 | 09:43

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Ahmet Isufi, ka folur në 26-vjetorin e themelimit të partisë ku ai vepron, ndërsa tregoi pse u krijua Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Isufi tha se AAK ka arritur qëllimin e saj, sa i përket formësimit të shtetit, tha ai mbrëmë në Klankosova.tv.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës si subjekt politik është krijuar më 2 maj të vitit 2000, dhe ka pasur arsye pse është krijuar, sepse në atë periudhë ekzistonin dy pole të fuqishme, Partia Demokratike e Kosovës që thirrej në vlerën e lutës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës që thirrej në procesin paqësor, e që ishte një situatë bukur e acaruar në kuptimin politik”, tha Isufi.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës duke e parë që duhej balancuar skena politike, të rritet niveli i demokracisë dhe të marrë kuptim çlirimi i Kosovës, ne kemi hyrë ne mes të dy partive politike, me qëllimin që të kontribuojmë në demokracinë e vendit”, tha ai

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eksperti amerikan i mbrojtjes, James Carafano, i cili punon në…