AAK kritikon qeverisjen e LDK-së në Junik: Rrugë të shkatërruara, mungesë uji – Agron Kuçi premton kthimin e qytetit në rrugën e duhur pas 12 tetorit

22 shtator 2025 | 23:37

AAK në Junik, me kandidat për kryetar të kësaj komune, Agron Kuçi, ka publikuar foto nga fshati Jasiq, me rrugë në gjendje aspak të mirë, që thonë se është harruar nga qeverisja lokale.

Janë shprehur kritika ndaj kryetarit aktual që thonëse nuk ka bërë asgjë për fshatrat Gjocaj dhe Jasiq.

“Kryetari në ikje bashkë me disa nga vartësit e tij kalojnë nëpër këtë rrugë vetëm me automjete zyrtare madje edhe në fundjavë pa asnjë agjendë, duke keqpërdorur automjetet zyrtare për qëllime personale, ndërsa qytetarët e Junikut, Jasiqit dhe Gjocaj me veturat e tyre kalojnë nëpër këtë rrugë të dëmtuar tej mase, duke shkaktuar kështu edhe defekte në veturat e tyre personale”, ka shkruar në postim.

Këta fshatra nuk kanë sistem të ujitjes, kanalizime, ndriçim publik e as rrugë të rregulluara, siç është premtuar.

“Asnjë premtim nuk ka filluar, kjo qeverisje e propagandës ka dështuar në të gjitha premtimet e saj, i ka mbetur të krenohet dhe të marrë meritat e Kryetarit të sukseseve z. Agron Kuçi, i cili pas datës 12 tetor do ta kthejë Junikun në rrugën e duhur”.

Postimi i plotë:

Këto foto në fshatin Jasiq nuk janë në vitet 2000, por janë foto aktuale ku qytetarët çdo ditë kalojnë nëpër këtë rrugë të harruar nga qeverisja lokale në Junik.

Kryetari në largim përkundër premtimeve të shumta për fshatrat Gjocaj dhe Jasiq, nuk ka bërë asgjë për këto fshatra. Ky njeri nuk përfilli kërkesat elementare të qytetarëve që të kryej punë në dukje të vogla por të rëndësishme për qytetarët, e vetmja gjë që din të bëjë ky njeri është propaganda si dhe tendeca për të marrë meritat dhe sukseset e dikujt tjetër për projektet e mëdha.

Ky dëmtim i rrugës është qe disa vite, përderisa komuna shpenzon mijëra euro të qytetarëve në vit për derivate, dreka e darka zyrtare pa arsyetime, ndërsa nuk arrinë që ta rehabilitoj këtë segment rrugor, i cili mund të shkaktoj edhe aksidente për shkak se gjendet në kthesë të rrezikshme.

Kryetari në ikje bashkë me disa nga vartësit e tij kalojnë nëpër këtë rrugë vetëm me automjete zyrtare madje edhe në fundjavë pa asnjë agjendë, duke keqpërdorur automjetet zyrtare për qëllime personale, ndërsa qytetarët e Junikut, Jasiqit dhe Gjocaj me veturat e tyre kalojnë nëpër këtë rrugë të dëmtuar tej mase, duke shkaktuar kështu edhe defekte në veturat e tyre personale.

Për fshatrat Gjocaj dhe Jasiq u premtua:
Sistemi i ujit ❌
Sistemi i kanalizimit ❌
Ndriçimi publik ❌
Rregullimi i rrugëve lokale ❌

Asnjë premtim nuk ka filluar, kjo qeverisje e propagandës ka dështuar në të gjitha premtimet e saj, i ka mbetur të krenohet dhe të marrë meritat e Kryetarit të sukseseve z. Agron Kuçi, i cili pas datës 12 tetor do ta kthejë Junikun në rrugën e duhur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paraqitja e Ish-ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, para…