AAK mban të dielën Kuvendin e Përgjithshëm
21 maj 2026
| 22:42
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të mbajë këtë të diel, më 24 maj, mbledhjen e Kuvendin të Përgjithshëm, duke përmbyllur procesin e zgjedhjeve të brendshme në parti.
Në kuadër të punimeve të Kuvendit do të zhvillohet procesi i zgjedhjes së kryetarit të ri dhe anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të partisë.
Ky Kuvend konsiderohet etapë përmbyllëse e zgjedhjeve të brendshme të Aleancës dhe pritet të përcaktojë strukturat drejtuese të partisë për katër vitet e ardhshme.



