AAK mbështet protestën e veteranëve, Haradinaj fton qytetarët në protestë
Pas Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e ka mbështetur protestën e thirrur nga organizatat e dala nga lufta.
Ramush Haradinaj përmes një postim në rrjetin Facebook ka ftuar bashkëluftëtarët e tij, familjarët e të rënëve dhe të gjithë qytetarët që të dalin nesër në protestë.
“Mbështes protestën e thirrur nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së kundër çdo përpjekjeje për shtrembërimin e së vërtetës së Luftës Çlirimtare”.Ftoj bashkëluftëtarët, familjarët e të rënëve dhe gjithë qytetarët që nesër, më 30 mars, në ora 13:00, para Kuvendit të Kosovës, të dalin në mbrojtje të sakrificës sonë për liri”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë:
Mbështes protestën e thirrur nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së kundër çdo përpjekjeje për shtrembërimin e së vërtetës së Luftës Çlirimtare.
Ftoj bashkëluftëtarët, familjarët e të rënëve dhe gjithë qytetarët që nesër, më 30 mars, në ora 13:00, para Kuvendit të Kosovës, të dalin në mbrojtje të sakrificës sonë për liri.



