AAK me përforcime të reja në Gjakovë: Ish-figura të PSHDK-së rreshtohen krah Ardian Gjinit

18 qershor 2025 | 21:43

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Gjakovë po hyn në fazën vendimtare të konsolidimit politik para zgjedhjeve, me përkrahje të reja nga figura të njohura publike dhe politike të qytetit.

Ferdinand Kolaj, ish-kryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane (PSHDK) dhe aktualisht drejtor komunal, së bashku me Krenare Bushajn, Gjevalin Nikollbibajn, Ardian Nushin dhe dhjetëra drejtues të tjerë lokalë – përfshirë drejtora dhe asambleistë, i janë bashkuar Aleancës dhe Kryetarit Ardian Gjini.

Kjo përforcim i rëndësishëm vjen në një kohë kur Gjakova, nën qeverisjen e Gjinit dhe Aleancës, ka njohur transformime të mëdha në shërbim të qytetarëve pa dallim. Me një model qeverisës të vlerësuar për drejtësi dhe efikasitet, Aleanca synon të vazhdojë rrugën e zhvillimit edhe për katër vitet e ardhshme.

“Gjakova është bërë shembull i mirëqeverisjes. Aleanca është shtëpia e të gjithë atyre që besojnë në vlera, punë të ndershme dhe përkushtim ndaj qytetarëve. Bashkimi i këtyre emrave të dëshmuar është garanci për vazhdimësinë e suksesit”, ka deklaruar Kryetari i AAK-së, Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Ilir Mirena deklaroi në Pressing në T7 se “Vetëvendosja…