AAK nuk merr pjesë në seancën e orës 11:00 – s’ka votë për Konjufcën kryeministër

18 nëntor 2025 | 19:14

As Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme të orës 11:00.

Këtë e ka konfirmuar për Blic, zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.

Ai po ashtu konfirmoi se AAK s’ka votë për Glauk Konjufcën kryeministër.

“Nesër nuk marrim pjesë në seancën e parë, në të dytën votojmë kundër”, tha Xhemaili.

Pas thirrjes së seancës, mos pjesëmarrjen e kanë konfirmuar LDK e PDK.

As PDK nuk merr pjesë në seancën për buxhet

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës nuk do të merr pjesë në…