AAK nuk u ftua në takimet për Presidentin, Gjini: S’e kemi pasë në plan me shku

18 mars 2026 | 21:27

Kryeministri Albin Kurti nuk e ka ftuar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës në takime për çështjen e Presidentit.

E në lidhje me këtë, Ardian Gjini nga AAK, sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shprehur se kjo gjë mund të ketë ndodhur për arsye të ndryshme.

Mirëpo, Gjini tha se gjithsesi nuk e kanë pasur në plan që të shkojnë në një takim të tillë.

“Mundet me ndodh që intencat tona i kemi tregu pak më herët se që ka qenë e nevojshme, por nuk e kemi pasë në plan me shku kështu e ashtu në një takim të tillë. Arsyet pse nuk na ka thirrë mund të jenë të ndryshme, është punë e tij. Nuk keni pasë kurrfarë interesi me shku në takim”, tha ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Brendshme e Katarit ka paralajmëruar banorët që të…