AAK pret që Kushtetuesja t’ua kthejë Istogun

21 prill 2018 | 10:49

Kryetari i komunës së Rahovecit, njëherit edhe anëtar i Kryesisë së Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Smajl Latifi, është optimist që partia e tij do të udhëheq edhe me një komunë, ndonëse kanë kaluar gati një vit që nga mbajtja e zgjedhjeve lokale.

Latifi ka thënë se pret që Gjykata Kushtetuese ta kthejë rezultatin në favor të Gani Dreshajt në Istog, kundrejt kryetarit aktual Haki Rugova, duke ua mundësuar ta marrin edhe komunën e tetë.

“Ne kemi pasur informacione që edhe komunën e Istogut e kemi marrë, sidoqoftë të shohim çfarë po na thotë Gjykata Kushtetuese sepse e di që ka një ankesë, ekziston mundësia që ajo të vendos ndryshe nga ajo që është, ne e dimë që zotëri Rugova është kryetar komune mirëpo të shohim çfarë verdikti do të nxjerr Gjykata Kushtetuese”, ka thënë Latifi për “Ekonomia Online”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un, ka thënë se kanë…