AAK-së i bashkohet Shqiprim Kodra
06 janar 2021
| 13:41
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka njoftuar se kësaj partie i është bashkuar Shqiprim Fadil Kodra, një aktivist nga Prekazi i Skenderajt.
“Sot u bashkua me ne Shqiprim Fadil Kodra, një aktivist i dalluar nga Prekazi i Skenderajt. Për mua dhe kolegët e mi është nder ta vazhdoj traditën e hershme me këtë familje të nderuar, të cilët ishin konaku im në kohë të vështira. Gjeneral Fadil Kodra njihet si krahu i djathtë i heronjve Jashari dhe bashkëluftëtar i shumë të tjerëve që e nisën luftën tonë të lavdishme. Na priftë e mbara Shqiprim!”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Daut Haradinaj, raporton “Epoka e re”.



