
AAK zyrtarizon tetë kandidatë për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale të tetorit
05 qershor 2025
| 19:13
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook se Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së ka miratuar me vota unanime tetë kandidatura për kryetarë komunash në zgjedhjet komunale të tetorit.
Kandidaturat e miratuara janë si më poshtë:
• Në Gjakovë: Ardian Gjini
• Në Pejë: Ali Berisha
• Në Suharekë: Bali Muharremaj
• Në Rahovec: Smajl Latifi
• Në Klinë: Zenun Elezaj
• Në Deçan: Bashkim Ramosaj
• Në Prishtinë: Bekë Berisha
• Në Artanë: Ajet Avdyli
Haradinaj ka njoftuar gjithashtu se gjatë ditëve në vijim degët e tjera të Aleancës do të dalin me propozimet e tyre për kandidatë, për të përmbyllur tërësisht hartën zgjedhore të AAK-së në nivel vendi.
“Aleanca po hyn në këtë proces zgjedhor me kandidatë të dëshmuar dhe me vizion të qartë zhvillimor,” shkruan Haradinaj.