Abazi: Nga xhamat e errët të xhipave, nuk shihet çmimi vezëve dhe poashtu në shtëpi të huaj faturat i paguan me ‘bukë-krip e zemër’

25 nëntor 2025 | 21:49

Zyrtari i AAK-së, Haki Abazi, ka ndarë me ndjekësit çmimin e rritur të vezëve dhe energjisë elektrike.

Abazi në mbishkrimin e fotografive shkruan “Nuk jemi të varfër, jemi të mashtruar”.

“5:50 euro vezët, para një muaji ishin 4.20 para dy viteve 2.5 dhe para tre viteve 2 euro! shikojeni faturën e energjisë elektrike që ka ardhur sot dhe më thoni nëse ka ndonjë kuptim, edhe shuma por sidomos fakti që ka se paku tre muaj që vije fatura me çmime dhe përllogaritje të sezonës së dimrit përkundër faktit që dimri zyrtarisht në Kosovë fillon me 21 dhjetor” shkruan ai.

“Ekziston mundësia që nga xhamat e errët të xhipave të zinjë, nuk shihet çmimi vezëve dhe poashtu në shtëpi të huaj faturat i paguan me “ bukë-krip e zemër” shrkuan Abazi.

Reagimi i plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avni Qenaj nga fshati Romaj është ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare…