
Abazi për ministren Gërvalla: Më shumë e shihni ju se unë si kryetar i komisionit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka shpalosur krejt pakënaqësitë që i ka me partinë e tij, përmes një konference për media.
Akuzat e Abazit janë drejtuar kryesisht ndaj udhëheqjes së partisë dhe njerëzve kryesorë të LV-së në Kuvend dhe në qeveri.
Deputeti që drejton Komisionin Parlamentar për Politikë të Jashtme, ka thënë se më shpesh mund ta shohin gazetarët ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, se sa ai. Këtu ai ka thumbuar Gërvallën për mungesë transparence në komisionin që mbikëqyr politikën e jashtme.
“Ju mund ta shihni ministren e Jashtme, më shpesh se unë që jam kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme”, ka thënë Abazi.
Ai ka pasur ankesa që deputetët po pasivizohet për shkak të “skenarëve”, që ai ka thënë se bëhen gjatë seancave.
Abazi ka thënë se flasin vetëm dy persona në emër të të gjithë grupit parlamentar.