Abazi përforcon Ballkanin

01 korrik 2022 | 14:52

Tashmë është zyrtare, Leonit Abazi ka nisur një aventurë të re në karrierë.

Anësori, i cili e mbylli me Prishtinën ka kaluar zyrtarisht te Ballkani i Ilir Dajës. Ish-futbollisti i Skënderbeut nis kështu një kapitull të ri në karrierë, duke lënë bardheblutë e kryeqytetit ku u shpall kampion i Kosovës për të kaluar te skuadra nga Suhareka.

28-vjeçari më parë ka qenë pjesë edhe e Dritës, ndërsa me Skënderbeun arriti të fitonte tre tituj kampioni dhe dy Superkupa të Shqipërisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët rusë që nga dita e sotme do të kërkojnë…