
Abazi takohet me Kosnettin, pajtohen për bashkëpunim në mes të Kosovës dhe ShBA-së
10 shkurt 2020
| 16:44
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.
Gjatë këtij takimi, Abazi ka falënderuar ambasadorin amerikan për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës si dhe ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm.
Ndërsa ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ka shprehur urimet e tij për fillim të mbarë të Qeverisë Kurti, si dhe ka shprehur gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bashkëpunim dhe përkrahje në zhvillimin e Kosovës.