Abazi thotë se Qeveria Hoti paraqet rrezik për sigurinë kombëtare

20 shtator 2020 | 23:37

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi po vazhdon të adresojë kritika ndaj qeverisë së drejtuar nga ish-partneri i koalicionit, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryeministrit Avdullah Hoti.

Ai ka shkruar në profilin e vet në “Facebook”, se Qeverina Hoti është jo legjitime dhe po tregohet inferiore ndaj Serbisë.

Madje, sipas tij, Qeveria Hoti paraqet edhe rrezik për sigurinë kombëtare dhe ekzistencën e vet shtetit të Kosovës.

Postimi i plotë i Abazit:

Trojet janë tkurrur historikisht, resurset janë marrë, muhaxhirëve u janë harruar dhimbjet, viktimave të luftës së fundit u është ndalur zëri, patriotet janë vrarë, gazetarët janë eliminuar e janë harru, është shitë “dushk për gogla”, dhe kjo ka ndodhur sa herë që kemi pasur njerëz të ligë në krye, e njerëz pa legjitimitet qytetar.

Krimi dhe gjenocidi serb nuk mundet të barazohet kurrë me sakrificën sublime për liri dhe pavarësi. Historia e krimit nuk mund të bashkëjetojë në një fjali me historinë e heroizmit dhe kontributit të gjeneratave të kombit tonë.

Kjo qeveri jo legjitime dhe këta njerëz të pa kurriz e inferior ndaj Serbisë janë rrezik për sigurinë kombëtare dhe ekzistencën e shtetit. Njëra palë është fosil i sistemit jugosllav e tjetra është mashë e agjendës serbe në Ballkan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Astrit Islami, 30 vjeçar nga fshati Dashec i Skenderajt është…