
Abazi: Vendi ndodhet në një status quo të rrezikshme, shkak vendimet e Kurtit
Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës Haki Abazi, i ftuar në “Ballkan Update” ka komentuar krizën politike në Kosovë prej muajit shkurt. Abazi ka thënë se shteti është në një status quo të rrezikshme si pasojë e vendimeve të gabuara dhe se politika e jashtme ka shënuar nivelet më të ulëta.
Abazi ka analizuar se ShBA-ja ka dënuar Kosovën duke pezulluar partneritetin strategjik, por ndërkohë kjo i shërben Serbisë të progresojë në këtë bashkëpunim.
“Kosova është në një status quo të rrezikshme si pasojë e vendimeve të gabuara. Kjo ndarje manifestohet me mosthirrjen e Kurtit në këto vendime të rëndësishme. Është kryeministri që do të duhet të ishte pjesë e diskutimeve të rëndësishëm. Duke qenë se Kurti është parë si një partner që nuk mund të presësh t’i qëndroj fjalëve dhe me vendime konkrete do të përmbush, tani është i shkëputur dhe i lënë jashtë tavolinës. Politika e jashtëm ka shënuar gradacionin më të ulët të mundshëm. Pas mosbindjes së kryeministrit ndaj Gjykatës, akuzave ndaj saj dhe mungesës së bashkëpunimit, ShBA si dënim pezulloi partneritetin strategjik me Kosovën dhe hap mundësinë që Serbia të progresojë në këtë bashkëpunim”, ka thënë Abazi.