Abazoviçi: Çështja e demarkacionit me Kosovën ka marrë fund

10 maj 2022 | 22:33

Kryeministri i sapozgjedhur i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili është edhe kryeministri i parë shqiptar në këtë vend, mendon se iniciativa rajonale e Ballkanit të Hapur është krijuar asisoj që brenda vetes t’i ketë gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Prandaj sipas tij, Kosova duhet të jetë pjesë e çdo iniciative rajonale, përfshirë edhe Ballkanin e Hapur.

“Ballkani i Hapur është krijuar për gjashtë shtete, nuk është bërë për pesë shtete e gjysmë ose tre shtete e gjysmë, por për gjashtë shtete. Gjithkush që participon e prezanton vetveten dhe shtetin e vet. Mendimi im, ndoshta jam gabim, është se interesi më i madh në rajon është i Kosovës që të jetë në çdo iniciativë rajonale”, ka thënë Abazoviç në një intervistë për Klan Kosova, duke bërë të ditur se ai është pro kësaj iniciative.

Çështja e Demarkacionit ka marrë fund

Më tej Abazoviçi, ka komentuar edhe çështjen e demarkimit të kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, duke theksuar se për shtetin e tij Demarkacioni, ka marrë fund me nënshkrimin e marrëveshjes më 2017.

Abazoviç, kështu është përgjigjur kërkesës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, lidhur me shqyrtimin e demarkacionit.

“Në këtë moment nuk e shoh atë mundësi, as dikush në Mal të Zi atë nuk e trajton si problem. Për Malin e Zi, ajo është çështje e mbyllur në momentin kur është nënshkruar”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesit e Ukrainës e ngritën publikun në këmbë në gjysmëfinalen…