Abazoviq nuk i frikësohet shkarkimit: Kjo qeveri duhet të bjerë

03 shkurt 2022 | 11:40

Kuvendi i Malit të Zi sot do të vendosë për shkarkimin e zëvendëskryeministrit, Dritan Abazoviq, i cili është lideri i Lëvizjes Qytetare URA.

Ky i fundit nuk i frikësohet këtij procesi. Ai ka thënë se nuk pret asgjë spektakolare nga kjo seancë.

Sipas tij, qeveria aktuale e kryesuar nga kryeministri Zdravko Krivokapiq duhet të bjerë.

“Gjëja më e rëndësishme është që Mali i Zi të ketë një qeveri evropiane sa më shpejt të jetë e mundur. Të gjithë duhet të votojnë siç mendojnë se duhet, jam i qetë për këtë. Unë thjesht dua të vazhdoj përpara”, ka thënë ai, shuajnë mediet malazeze.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tragjedi tjetër ka ndodhur në familjen e poetit Arben…