
Abazoviqi shkarkon drejtorin e Policisë së Malit të Zi
07 dhjetor 2020
| 21:29
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviqi, ka shkarkuar drejtorin e Policisë, Veselin Veloviq.
Politikani shqiptar nga Ulqini, vendimin e ka bërë të ditur përmes “Twitter”-it, të hënën.
Detyrën e drejtorit të Policisë, Veloviq e ka ushtruar nga viti 2005 deri më 2011, e më pas është kthyer në këtë detyrë më 2018.
Qeveria e re e Malit të Zi është votuar të premten dhe ky është vendimi i parë i Abazoviqit si numri dy në Qeveri.