Abbasi kërkon falje për komentet për Holokaustin

04 maj 2018 | 15:24

Udhëheqësi palestinez, Mahmoud Abbas, ka kërkuar falje për komentet e bëra për popullin hebre dhe Holokaustin.

Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij të premten, ai e ka përshkruar Holokaustin si “krimin më të urryer në histori”.

Ditë më parë, Abbas ka thënë në një takim në Bregun Perëndimor se vrasja masive e hebrenjve evropianë nga nazistët ka qenë rezultat i aktiviteteve të tyre financiare, e jo antisemitizmit.

Komentet e tij janë dënuar nga Izraeli dhe komuniteti ndërkombëtar.

“Nëse njerëzit janë ofenduar nga deklarata ime, sidomos njerëzit e besimit hebre, unë u kërkoj falje”, ka thënë Abbas.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Avigdor Lieberman, e ka refuzuar kërkimfaljen e Abbasit, duke e përshkruar atë, në një postim në llogarinë e vet në “Twitter”, si “mohues të mjerë të Holokaustit”. (Rel)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Behar Selimi, u…