
Abbott uron besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit
20 korrik 2021
| 14:26
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo festë le t’u sjellë shëndet, paqe dhe prosperitet juve dhe familjeve tuaja.
“Ju uroj të gjithë myslimanëve në Kosovë dhe më gjerë në botë, gëzuar Kurban Bajramin (Eid al-Adha). Kjo festë le t’u sjellë shëndet, paqe dhe prosperitet juve dhe familjeve tuaja”, ka shkruar Abbott.