Abdixhiku: 12 tetori nuk është thjesht një datë zgjedhjesh, është një moment i madh ndryshimi

10 gusht 2025 | 12:37

Kryetari i LDK-s, Lumir Abdixhuku, ka mbajtur në Istog punëtorinë përgatitore për zgjedhjet e 12 tetorit me kandidatët për kryetarë komunash, kryetarët e degëve, Kryesinë Qendrore, deputetët dhe ekipin qendror të LDK-së.

Abdixhiku ka thënë se në këtë takim diskutuan strategjinë dhe planin konkret të LDK-së për secilin qytet; nga infrastruktura, arsimi e shëndetësia, deri te hapësirat e gjelbra, mbështetja për bizneset dhe punësimi i të rinjve.

Në këtë takim u tha se LDK-ja është gati të ofrojë programin për secilin e secilën që e ëndërron Kosovën ndryshe.

Kryetari i LDK-së, Lumir  Abdixhiku, ka theksuar se 12 tetori nuk është thjesht një datë zgjedhjesh; është një moment i madh për të vendosur të ardhmen e komunave tona për katër vitet e ardhshme.

“Nga Istogu te Gjilani, nga Peja te Prishtina, çdo qytet ka sfidat dhe mundësitë e veta. Ne kemi hartuar plane konkrete që prekin drejtpërdrejt jetën e njerëzve tanë – nga infrastruktura, arsimi e shëndetësia, te hapësirat e gjelbra, mbështetja për bizneset dhe punësimi i të rinjve”, ka thënë ai, duke shtuar  se LDK-ja hyn në këtë garë e bashkuar, e përgatitur dhe me vizion të qartë për çdo qytet dhe për gjithë Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-luftëtari i lirisë, Shefqet Loshaj, ka përkujtuar sot, 27-vjetorin e…