Abdixhiku aktivizon 18 ekipe për mirëmbajtjen verore të rrugëve

07 prill 2020 | 14:15

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka bërë me dije se janë aktivizuar 18 ekipe nëpër gjithë Kosovën për mirëmbajtjen verore të rrugëve.

Abdixhiku  ka thënë se pastërtia e rrugëve edhe në kohë pandemie është detyrim.

“Në kohë restrikcionesh, 18 ekipe nëpër gjithë Kosovën janë aktivizuar në kapacitete të plota për mirëmbajtjen verore. Pastërtia e rrugëve, edhe në kohë pandemie, është detyrim. Kompanitë dhe punëtorët janë udhëzuar të mbajnë distancë dhe të kenë pajisje mbrojtëse. Ju shprehi mirënjohjen më të lartë për këtë angazhim. Puna do të vazhdojë. Do të jemi në terren secilën ditë. Kur të përfundojë kjo krizë, do t’i kemi rrugët rajonale e autostradat dukshëm më të pastërta. Deri atëherë, rrini në shtëpi”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Gepostet von Lumir Abdixhiku am Dienstag, 7. April 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë…