
Abdixhiku, ambasadorit Guerot: Kosova ka nevojë për përkrahjen e Francës dhe të miqve ndërkombëtarë
02 tetor 2025
| 16:55
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur të enjten në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.
Në këtë takim është diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, qëndrimeve të LDK-së për këto zhvillime, si dhe për ecurinë e fushatës dhe tubimeve elektorale që po mbahen në gjithë Kosovën për këto zgjedhje lokale.
Kryetari Abdixhiku ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës ndër vite, duke theksuar se ky partneritet ka qenë thelbësor në të gjitha proceset shtetformuese. Ai ka nënvizuar se Kosova ka nevojë edhe më tutje për përkrahjen e Francës dhe të miqve ndërkombëtarë, në rrugëtimin e saj drejt zhvillimit dhe integrimit evropian.